Huawei po punon në një telefon që shpreson të zëvendësojë kompjuterin tuaj.
CEO i biznesit telefonik të kompanisë, Richard Yu, ka konfirmuar se një telefon me një ekran të palosshëm është në zhvillim, i cili mund të jetë një alternativë për një laptop tradicional.
Yu poashtu zbuloi se kjo pajisje mund të shpallet në 12 muajt e ardhshëm.
Kur u pyet për risitë e telefonave nga faqja e internetit gjermane Welt, Yu shpjegoi se ekranet e palosshme po vijnë në të ardhmen e afërt: “Pse po përdorni ende një kompjuter, ndoshta për shkak se ekrani i telefonit tuaj është shumë i vogël për ju – ne do ta ndryshojmë këtë. Është e mundur që një ekran mund të jetë i palosur, “tha ai.
“Ne tashmë po punojmë për këtë, nuk do të duhet të presim edhe një vit.”
Ekranet e palosshme kanë qenë në zhvillim edhe në kompanitë e tjera, me telefonin e parë të Samsung-ut gjithashtu të konfirmuar për lansim gjatë vitit të ardhshëm.
Panelet që palohen kanë potencialin e kthimit të një telefoni të zgjuar në një pajisje më të madhe, vetëm duke shaplosur pjesët. Kjo në thelb do të transformojë telefonin tuaj në një tablet. Ju pastaj do të jeni në gjendje të paloni atë përsëri dhe t’a përshtatni në xhepin tuaj.