INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Huawei mendon për buxhetin tënd

Huawei mendon për buxhetin tënd

Publikuar më: 13:46 09-07-2018

Huawei është prodhuesi më i madh kinez i smartphon-ëve në botë. Kompania sigurisht që prodhon device për çfarëdo tregu. Kohët e fundit ata kanë pasur në fokus që të prodhojnë modele High End si P20 pro apo Mate series, por tani ata kanë prodhuar dhe një model mjaft ekonomik. Më saktë ky do të jetë produkti më i lirë që prodhohet nga Huawei.

Specifikimet sigurisht që nuk do jenë surprizuese, pasi tanimë duhet që Xiaomi është prodhuesi i vetëm që shet për 5% përfitim. Honor 7s është smartphoni në fjalë dhe parametrat e tij janë: CPU Mediatek 1.5GHZ, 16 GB ROM, 2GB RAM, ekran LCD HD, një kamera kryesore 13 MP dhe kamera dytësorë(për selfie) 5 MP.

Padyshim një smartphone për ata që e shohin dy-tre herë në ditë dhe nuk e përdorin vërtetë shumë. Sidoqoftë parametrat janë tipike për tregun e synuar, por çmimi prej 150$ nuk është dhe aq konkurues, pasi Xiaomi po shet modele të ngjashem për 120$.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891