INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Huawei zbuloi telefonët P9 dhe P9 Plus me kamera të pasme të dyfishta

Publikuar më: 09:48 07-04-2016

Duke ndjekur suksesin e vitit të kaluar të telefonit inteligjent P8, pa përmendur Mate S dhe Nexus 6P, Huawei prezantoi dy telefonë të rinj që do të jenë pasardhësit e të parit: P9 dhe P9 Plus.

Me dy telefonët e rinj në treg, Huawei adopton një strategji të ngjashme me atë të Apple dhe Samsung dhe jo vetëm në emërtim por edhe specifikat harduerike të telefonëve. Për shembull P9 ka ekran 5.2 inç 1080p ndërsa P9 Plus ekran 5.5 inç 1080p.

Veçantia e tyre fshihet pikërisht në pjesën e pasme të telefonit ku gjenden dy kamera të ndërtuara nga prestigjozja Leica. Duke ruajtur stilin e Nexus 6P, Huawei poshtë kamerave me sensorë 12 megapikse ka implementuar edhe një skaner të shenjave të gishtërinjve.

Hardueri i brendshëm ofron potencial të lartë kjo falë proçesori Kirin 950 me tëtë bërthama me frekuencë 2.5 Ghz bazuar në arkitekturën 16 nanometër. P9 ka 3GB RAM dhe bateri 3,000 mAh ndërsa P9 Plus ka 4GB RAM dhe bateri 3,400 mAh. Madje që të dy telefonët ofrojnë teknologjinë e ngarkimit të shpejtë.

Supriza padyshim është mbështetja për kartat microSD krahas memorjes 32GB ose 64GB. P9 dhe P9 plus mbështetin katër banda 2G, nëntë banda 3GB dhe 18 banda 4G. Sigurisht zhgënjimi më i madh i telefonëve Huawei është ndërfaqja e modifikuar rëndë e Android-it për ti përngjarë iOS ku më shumë i ngjan dizajnit të një filmi vizatimor.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035648345947266