Hueyda El Saied prej vitesh është pjesë e ekranit si prezantuese,balerinë apo edhe këngëtare.
Por duket se bukuroshja po shton edhe një tjetër pasion në CV-në e saj artistike...pikturën.
Prej pak kohësh Hueyda i është përkushtuar pikërisht realizimit të këtyre pikturave të ndryshme të cilat do t’i paraqesë nesër në ekspozitën e saj të re. Nga pamjet e para, duket se ka zgjedhur si temë animacionin, duke i shoqëruar kështu pikturat e saj me shumë personazhe të njohur nga filmat e animuar.
“Kjo ishte një sfidë për mua për të përgatitur pothuajse 2 ekspozita në të njëjtën kohë (Luksemburg dhe Dubai). Është hera e parë në jetën time kur unë do të kem 2 ekspozita në të njëjtën kohë në 2 kontinente.
Ajo e Luksemburgut po zhvillohet aktualisht në hotelin "Sofitel Europe" dhe mora një telefonatë nga Dubai ku mësova se pikturat e mia kishin mbërritur edhe atje. Dhe tani unë jam e detyruar të jem e pranishme atje. Atë që unë e quaj “qyteti ku ëndrrat bëhen realitet”. Çdo gjë është gati për hapjen e nesërmen”, shkruan artistja.