Pas ndarjes nga ish-bashkëshorti dhe babai i djalit Gabriel, Hueyda El Saied na tregoi se në jetën e saj tashmë ka mbërritur një person special.
Për këtë gjë ka foluar edhe blogeri Olti Curri ditën e djeshme në emisionin “Rudina” ku ishte i ftuar për të folur për të rejat e showbiz-it.
Vet Hueyda i ka rrëfyer Oltit më herët edhe historinë e njohjes dhe lidhjen e saj me Tier, i cili drejton Institutin Financiar në Luksemburg. Dyshja është njohur përmes shoqërinë së përbashkët përpara 5 vitesh dhe Tier kishte rënë që asokohe në dashuri me Hueydën, ndonëse kjo e fundit ishte e lidhur me ish-partnerin francez Michael.
“Kur jam ndarë nga bashkëshorti e takova si mik Tier dhe më pyeti pse u ndatë. Hueyda i kishte thënë se arriti deri në atë pikë sa bashkëshorti e quante aseksuale, përtace a të shëndoshë. Duke i thënë gjëra të tilla, Tier i kishte thënë se e dashuronte prej 5 vitesh.”- tregoi Olti.