Pas episodeve të dhunës të ndodhura ditën e djeshme ku mbetën të plagosur rreth 31 persona, njëri prej të cileve është në gjendje shumë të rënda, Franca po përgatitet për një ditë tjerët përplasjesh dhe luftimesh në rrugë. Jo vetëm Marseja, por edhe Nica është përfshirë nga përleshjet në rrugë, ku janë ndeshur Polakët që janë të njohur si huliganë në mbarë Europën, me ata të Irlandës së Veriut, duke i paraprirë ndeshjes Poloni-Irlandë e Veriut që do të luhet në orën 18:00. Mësohet se pas përleshjeve që nisën si provokim i tifozëve irlandezë, kanë mbetur të plagosur rreth 7 persona si dhe ka janë shkaktuar dëme të mëdha në rrugët e qytetit të Nices. Siç raportojnë mediat vendase, ndërhyri policia dhe situata është normalizuar. Lajmin e ka bërë të ditur edhe kryetari i bashkisë së Nice.