INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humanizmi i shitësit ndaj djalit autik prek familjen. I dhurojnë një jetë të re [VIDEO]

Humanizmi i shitësit ndaj djalit autik prek familjen. I dhurojnë një jetë të re [VIDEO]

Publikuar më: 12:46 03-08-2018

Jordan Taylor, për miqtë ‘Ziggy’, është një punonjës i ri i një supermarketi në Baton Rouge, në Luiziana. Disa ditë më parë ai po rregullonte disa mallra në supermarket kur një djalë i ri me autizëm hyri në dyqan me babain e tij. Jack, ky është emri i të riut, ishte i hipnotizuar nga puna e Taylor, i cili shpejt e kuptoi këtë gjë dhe e ftoi atë për ta ndihmuar. Të dy punuan së bashku për më shumë se gjysmë ore, ndërsa babai i djalit ishte duke filmuar ngjarjen. "Unë jam duke dëshmuar një mrekulli, ju mund ta dëgjoni atë"-tha ai. Familja Jack mbeti e befasuar nga disponueshmëria e nëpunësit të ri.
"Ne të gjithë e dimë se autizmi mund t'i bëjë shumë të komplikuara edhe gjërat më të thjeshta madje edhe shkuarja në supermarket është një sfidë e vërtetë", shkruan Delaney Edwards Alwosaibi, motra e Jack, në një postim të gjatë në Facebook. "Ky djalë kaloi kohë me vëllain tim, ai mund të gjente justifikime ose ta injoronte, por nuk e bëri”-shkruajti ajo. Për ta falenderuar atë, familja nisi një mbledhje fondesh për të lejuar që Jordan të kthehej në shkollë. "Ai më rrëfeu se e do matematikën dhe do të donte të bëhej mësues një ditë", shpjegon Delaney. E prekur nga gjesti ajo nisi një fushatë i në rrjetet sociale për ti mundësuar studimet Jordanit dhe arriti të mbledhë mbi 30 mijë dollarë në pak ditë.

Jordan i emocionuar rrëfen se as që e imagjinonte se diçka e tillë do të ndodhte. "Unë e pashë që ai ishte i lumtur, prandaj e ftova të me ndihmonte. Lumturohem nëse arrij të bëj dikë të lumtur. Nuk e bëra për vëmendje. Kështu jam, më pëlqen të ndihmoj të tjerët"-thotë i riu ndërsa sytë i mbushen me lotë. 

 

Article Logic
Execution time: 0.001845121383667