INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta Luzhiana Abazi [FOTO]

Humb betejën me sëmundjen, ndahet nga jeta Luzhiana Abazi [FOTO]

Publikuar më: 12:19 06-02-2018

Një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën ish zyrtares së lartë të LSI Luzhiana Abazi. Ish drejtoresha e njohur e LSI-së e cila deri në 2016 mbante postin e Drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Abazi vuante nga një sëmundje e rëndë dhe u nda nga jeta në moshën 47 vjeçare. Nga viti 2012 e ne vazhdim ajo ishte anëtare e Kryesisë e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe është dalluar për angazhimin e spikatur në politikë.
Miq të shumtë kanë përcjellë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale për humbjen e saj.
Zyrtarët më të lartë të LSI kanë shprehur ngushëllime për këtë humbje të parakohshme, mes tyre dhe kryetarja LSI Monika Kryemadhi:
Monika Kryemadhi:
“Nuk mund të shkruaj, ka orë që mundohem por është vështirë. Luzhi u largua fizikisht sot nga ne, duke na lënë një dhimbje dhe boshllëk të pazëvendueshëm. Energjia dhe dashuria që ajo na dhuronte pa kushte do të na mungojë gjithmonë. Ndoshta sëmundja e rëndë ja doli të të mundë përkohësisht, por ti do jesh engjëlli që do na shohësh e do kujdesesh për ne, siç ke bërë gjithmonë. E dashur motra ime, mikeshë e zemrës dhe e betejave tona, do të jesh gjithmonë pjesë e imja, në ditë të vështira dhe të mira. Sepse askush nuk mund ta zëvendësojë forcën dhe kurajën që vetëm ti dije të na jepje si askush”.

monaaaaaaaaaaa.png

 

 

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032179355621338