Vijon drama në familjen Preka. Është ndarë nga jeta sot edhe vajza 10-vjeçare e familjes Preka, Noem Preka pas aksidentit tragjik që ndodhi në aksin rrugor Shkodër-Velipojë. Janë mjekët e spitalit të Shkodrës që kanë bërë publik lajmin, të cilët konfirmuan se “ka ndërruar jetë para 20 minutash Noem Preka”.
Por ndarjen nga jeta të vajzës 10 vjeçare e ka konfirmuar edhe dom Marjan Gega, famullitari i Velipojës përmes një statusi në facebook.
Marjan Gega:
“Me sa duket Zoti të deshti ma shumë se sa ne. Ma shumë se të qëndroje me ne, ndoshta të gjithë jetën e pikëllume, ai i Lumi preferoi me të bashku me babën, motrën e vllaçkon tand!
Pushofsh në Paqe Noemi!”.
Aksidenti tragjik ndodhi të dielën ku kanë gjetur vdekjen babai së bashku me vajzën dhe djalin, ndërsa Noemi ishte në gjendje kome, ndërsa mjekët nuk kishin dhënë shpresa se ajo mund t’ia dilte. E vetmja e mbijetuar nga familja Preka si pasojë e aksidentit tragjik është gruaja e Edmond Prekës, Etleva. 37 vjeçarja është në gjendje të rënduar por jashtë rrezikut për jetën sikurse edhe Ndrekë Gjergji e Sokol Mullaj që udhëtonin në mjetin që u përplasën.