INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humb jetën foshnja 4 muajshe nga 'FRUTHI', reagon QSUT: U trajtua në mënyrë intensive për 10 ditë por...

Humb jetën foshnja 4 muajshe nga 'FRUTHI', reagon QSUT: U trajtua në mënyrë intensive për 10 ditë por...

Publikuar më: 18:33 22-01-2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një foshnjë vetëm 4 muajshe ka humbur jetën në pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza. Burime për mediet tregojnë se foshnja vuante nga bronkopneumonia e theksuar.

Vetë Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bëri me dije të se fëmija me inicialet A. A me moshë 4 muaj, që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Gjithashtu QSUT raporton se foshnjes nuk i ishte aplikuar vaksina e fruthit, për shkak se ishte vetëm 4 muajsh dhe nuk e lejon kalendari i vaksinimit.

Reagimi i QSUT:

Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” bën të ditur se fëmija me inicialet A. A me moshë 4 muaj, që ka humbur jetën pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator, me mjekime bashkëkohore për një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, atë të pneumonisë masive bilaterale.

Fëmija ishte vetëm 4 muajshe, moshë në të cilën sipas Kalendarit të Vaksinimit nuk aplikohet vaksina e fruthit. Përveç kësaj, megjithë moshën e vogël, foshnja ka vuajtur nga infeksione të përsëritura të mushkërive, për të cilat është trajtuar disa herë. Kjo ka bërë që kjo foshnje të pësojë një nga komplikacionet më të rënda të fruthit, pneumoninë.

Gjatë 10 ditëve të qëndrimit të Terapinë Intensive të Pediatrisë, fëmijës i janë bërë të gjitha protokollet mjekësore bashkëkohore si dhe është asistuar me frymëmarrje të drejtuar, por megjithë përpjekjet e ekipit reanimator mjekë infermierë, ishte e pamundur që foshnja të mbijetonte.

Article Logic
Execution time: 0.0036399364471436