Sot është një ditë tragjike për muzikën greke.
Pantelis Pantelidis ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti me makinë sot rreth orës 8:20 të mëngjesit. Së bashku me të ndodheshin edhe dy pasagjere femra të cilat kanë marrë dëmtime serioze dhe aktualisht ndodhen në gjendje kritike. Mediat greke raportojnë se aksidenti ndodhi në zonën e Elliniko, në jug të Athinës. Bëhet me dije se artisti 32 vjeçar po drejtonte automjetin kur humbi kontrollin e këtij të fundit dhe u përplas me barrierat e rrugës.
Pantelidis u lind në Athinë në vitin 1983. Një muzikant autodidakt (i vetëmësuar) i njohur në rrymën folk, braktisi karrierën në marinën helene për të ndjekur ambiciet e tij muzikore.