Kryeinspektori i degës së Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në Qarkun e Kukësit, Petrit Shehu, ka humbur jetën në një aksident rrugor. Aksidenti ndodhi një ditë më parë, ku dy automjete janë përplasur në segmentin rrugor Ura 6- metroshe në drejtim të qytetit të Kukësit ku për pasojë ka humbur jetën njëri nga drejtuesit e mjeteve, pikërisht, zyrtari i lartë i ISHSH-së. "Mjeti tip 'Wolsvagen' që drejtohej nga shtetasi P.Sh., banues në Kukës, është përplasur me mjetin tip "Benz-furgon", që drejtohej nga shtetasi me iniciale A.D., banues në Kukës,"-raporton policia. Për ndarjen nga jeta të Shehut ka shprehur ngushëllimet edhe kreu i Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Eltar Deda, që i ka shprehur ngushëllimet familjes. “Në këto momente të vështira i shprehim ngushëllimet më të ndjera familjes së Petritit. Dhimbja është shumë e madhe dhe nuk mund të shprehet me fjalë”-shkruan Deda.