Skulptori i njohur Arben Bajo, 53 vjeç, e ka humbur betejën me COVID-19.
Lajmi i trishtë për vdekjen e tij është konfirmuar nga miqtë, një ditë pas thirrjes së dëshpëruar për gjak që kërkohej për skulptorin.
“Mëngjes i trishtë! Duararti Arben Bajo nuk ia doli dot, fitoi Covid-19! Paqe e përjetshme për ty mjeshtër!”, shkruan Arbër Kadia.
Bajo ka luftuar prej ditësh me COVID-19, por ditët e fundit gjendja e tij u bë më kritike. Ai ishte i intubuar në spitalin Infektiv.
53-vjeçari Arben Bajo, me profesion skulptor dhe pedagog tek Universiteti i Arteve, ka çelur disa ekspozita personale brenda edhe jashtë vendit.