Pasditen e sotme rreth orës 16:26 të pasdites, në fshatin Radhimë të qytetit të Vlorës, 45 vjeçari me inicialet A.V, banues në Orikum ka rënë kontakt me rrymën elektrike.
Ky ka qënë raporti i policisë i cili ka pohuar gjithashtu se është transportuar me ambulancë në drejtim të spitalit më të afërt qëndror, atij të Vlorës.
Gjatë rrugës për në spital pronari Iavazhit ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në vëndin e tij të punës të cilin e kishte marrë me qëra, pranë zonës të quajtur “Kanali I Varkave” Radhimë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.