Një fëmijë është shkëputur nga familja dhe ka humbur. Ai është gjetur në plazhin e Spillesë në Durrës nga rojet e plazhit.
Federata Shqiptare "Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpetimit ne Uje" ka bërë njoftimin në Facebook për të gjetur prindërit e Samuel Xhepës dhe kanë publikuar foton e tij.
Njoftimi i Federatës:
Ky eshte Samuel Xhepa, vogelushi 5 vjecar, i cili ka humbur ne plazhin Leonardo, ne Spille.
Samueli u vu re nga Marlindi, Vrojtuesi i Plazhit,i cili menjehere i ofroi ndihme pasi vogelushi ishte pickuar nga nje peshk.
Pas nje bisede me vogelushin, Samueli i tregoi se i ati quhet Sinan Xhepa. Marlindi ka njoftuar autoritetet lokale dhe se bashku me Samuelin jane ende ne pritje te familjes se vogelushit.
Nese e njihni vogelushin dhe prinderit e tij, ju lutemi te jepni ndihmen tuaj qe Samueli t’u bashkohet sa me shpejt prinderve.