INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbëm një legjendë: Ja si reagojnë yjet mbi vdekjen e Prince

Humbëm një legjendë: Ja si reagojnë yjet mbi vdekjen e Prince

Publikuar më: 11:16 22-04-2016

Të shumtë kanë qenë artistët dhe personazhet e njohur të cilët kanë reaguar me mënyrë të menjëhershme në mediat sociale rreth lajmit tragjik mbi ndarjen nga jeta të Prince.

Një ndër to ishte Justin Timberlake i cili si fillim është shprehur i shokuar në Twitter duke qenë se nuk mund ta besonte dot lajmin, ndërsa më vonë ka ndarë një postim mjaft prekës në Instagram duke thënë se Prince ishte një nga inspiruesit e tij më të mëdhenj në muzikë.

Ndërkohë aktorja Whoopi Goldberg e ka lidhur mesazhin e saj në Twitter me një nga hitet e artistit duke shkruajtur se "This is ëhat it sounds like ëhen doves cry". The Weeknd gjithashtu ka bërë një postim duke thënë se gjithçka duket si një ëndërr e keqe, si mund të jetojmë në një botë ku Prince ka vdekur? "Brilant dhe më i madh se vetë jeta",  është shprehur nga ana tjetër për Prince moderatorja Ellen Degeneres. "Bota sapo humbi shumë nga magjia e saj" , ka thënë Katy Perry dhe ne s’mund të ishim më dakord se kaq.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039689540863037