INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbën jetën 8 vetë, tërmeti i fuqishëm anulon ndeshjen Japoni-Kili

Humbën jetën 8 vetë, tërmeti i fuqishëm anulon ndeshjen Japoni-Kili

Publikuar më: 12:28 06-09-2018

Një tërmet me magnitudë 6.7 shkallë në Iburi të regjionit të Hokkaidos në Japoni, që ndodhi të enjten në orën 3.08 të mëngjesit, 40 kilometra larg Sapporos, ku do të zhvillohej ndeshja Japoni-Kili. Tetë njerëz kanë vdekur dhe 40 të tjerë mungojnë.

Federata e futbollit të Japonisë, pasi mori vesh se të gjithë lojtarët dhe stafi i Kombëtares janë të sigurt, ata morën vendimin që të anulohet ndeshje e paraparë, si pasojë e situatës së vështirë në zonën e alarmuar.

“Në emër të federatës së futbollit japonez, dërgojë ngushëllimet më të thella tek ata që janë prekur nga ky tërmet i fuqishëm në Iburi gjatë këtij mëngjesit”, - ka thënë presidenti i federatës japoneze, Tashima Kohzo.

Article Logic
Execution time: 0.0038390159606934