Aktorja e famshme Sophie Turner dhe bashkëshorti i saj, amerikani Joe Jonas, humbën tragjikisht qenin e tyre Waldon dhe tani kanë vendosur t’i dedikojnë nga një tatuazh në mënyrë që ta përkujtojnë gjithmonë.
Dyshja që sapo janë martuar, kanë bërë tatuazhe të njëjta me imazhin e qenit të tyre, i cili u vra tragjikisht në një aksident, pasi u godit nga një veturë në New York City.
Turner dhe Jonas, kanë publikuar fotografitë e tatuazheve në rrjetet sociale, ndërsa kanë deklaruar se janë të dëshpëruar nga humbja e qenit të tyre.