INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbet pistoletët, Mhill Fufi gjobitet

Humbet pistoletët, Mhill Fufi gjobitet

Publikuar më: 10:41 06-05-2016

Janë ata që hartojnë dhe miratojnë ligjet por deputetët shqiptar i shkelin. Por organet e drejtësisë duket se kanë funksionuar në një rast. Rasti konkret ka të bëjë me deputetin demokrat në Qarkun e Lezhës Mhill Fufi.
Deputetit demokrat Mhill Fufi, i humbi pistoleta në dhjetor të vitit 2013. Ai deklaroi në atë kohë se persona të panjohur i kishin thyer xhamin e makinës së tij dhe për pasojë i kishin grabitur armën.
Por Gjykata e Lezhës ka vendosur që deputeti i Partisë Demokratike, Mhill Fufi të paguaj pistoletën e humbur rreth tri vite më parë.
Ndërkohë në një vendim të marrë më datë 8 prill 2016, kjo Gjykatë detyron deputetin Fufi që të paguaj shumën totale prej 162.600 lekë, bashkë me shpenzimet e procesit gjyqësor. Padia ndaj deputetit demokrat është bërë nga Drejtoria e Policisë së Lezhës për humbjen e pistoletës tip Beretta 9 mm (model siç e shihni në foto).
“Detyrimin për shlyerjen e dëmit pasuror të shkaktuar si rezultat: Humbje e Armatimit (pistoleta Beretta 9 mm Nr.18453Z, që vlerësohet në shumën 150.000 (njëqind e pesëdhjetëmijë) lekë si dhe fishekë 9 mm copë 30 (tridhjetë), me një çmim 420 lekë për copë e barabartë me 12.600 lekë në shumën totale 162.600 lekë të reja”, thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Policisë Lezhë depozituar në Gjykatë dhe regjistruar më datë 28 tetor të vitit 2015".

Article Logic
Execution time: 0.0034470558166504