INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare prezantuesja

Humbi betejën me kancerin, ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare prezantuesja

Publikuar më: 12:29 30-06-2022

Ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, prezantuesja e BBC-së dhe aktivistja Dame Deborah James. Lajmin e ka bërë të ditur familja përmes një postimi në faqen e saj në Instagram.

Dame Deborah, nënë e dy fëmijëve, u diagnostikua me kancer në zorrë në vitin 2016.

“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, familja e saj tha se Dame Deborah ndau përvojën e saj për kancerin për të rritur ndërgjegjësimin, për të thyer barrierat, për të sfiduar tabutë dhe për të ndryshuar bisedën rreth kancerit.

 -640-0-304950-640x360-1656512439.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0032398700714111