INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai shqiptar ka një kërkesë: Nuk dua që ndonjë fëmijë tjetër të...

Humbi djalin e vetëm në Zvicër, babai shqiptar ka një kërkesë: Nuk dua që ndonjë fëmijë tjetër të...

Publikuar më: 16:42 27-05-2019

Pak ditë pas vdekjes tragjike të fëmijës shqiptar në Zvicër, babai i tij, Asman M, ka folur për humbjen e djalit të tij të vetëm 4-vjeç.  Në një intervistë për median zvicerane “Blick.ch”, babai i Zenelit u shpreh se ka marrë mbështetje dhe ngushëllime nga familjarët, miqtë dhe shokët për humbjen e djalit.

“Kanë ardhur edhe enkas për të më ngushëlluar”- u shpreh babai i pikëlluar. Djali i vogël teksa po lozte në një park me bashkëmoshatarët në Zvicër ka rrëshqitur dhe ka përfunduar në një lumë aty pranë.

Ai ka kërkuar që në vendin ku rrëshqiti djali i tij Zeneli duhet të vendoset një gardh si element sigurie, pasi sipas tij, të njëjtin fat mund të pësojnë edhe fëmijët e tjerë.

“Është vend shumë i rrezikshëm. Nuk dua të dëgjoj më që ndonjë fëmijë tjetër të pësojë atë që pësoi im bir”-shtoi babai i Zenelit. Trupi i pajetë i vogëlushit 4-vjeçar ndodhet në institutin e mjekësisë ligjore dhe pritet që të martën të përcillet për në banesën e fundit.

Article Logic
Execution time: 0.0049831867218018