INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi dy gishtat në protestë, kjo është gjendja e efektives Ina Nuka [FOTO]

Humbi dy gishtat në protestë, kjo është gjendja e efektives Ina Nuka [FOTO]

Publikuar më: 20:47 19-12-2018

Efektivja e policisë Ina Nuka, e cila u plagos me kapsollë gjatë protestës së zhvilluar para parlamentit më 22 nëntor, kthehet së shpejti në Tiranë, pas mjekimit në Turqi. Lajmin e ka dhënë ambasadori i Shqipërisë në Turqi, Genti Gazheli, i cili ka publikuar një foto me efektiven e forcave “Shqiponja”.

“Me efektiven e policisë Ina Nuka, e cila mbas disa ndërhyrjesh të vështira, por te suksesshme në Spitalin Numune #Ankara, niset së shpejti për në Tiranë”, shkruan Gazheli në postimin që shoqëron fotografinë.

gazhel.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038111209869385