INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi gishtat në protestë, policja Ina Nuka niset drejt Stambollit për ndërhyrje kirurgjikale!

Humbi gishtat në protestë, policja Ina Nuka niset drejt Stambollit për ndërhyrje kirurgjikale!

Publikuar më: 20:54 23-11-2018

Efektivja, Ina Nuka ishte mes turmës në momentin që turma po shtynte dhe dikush prej tyre hodhi dhe një kapsollë, e cila sipas saj fillimisht ishte në qafe, e më pas ajo u munda ta heqë me dorë, por fatkeqësisht iu këputën dy gishta.

Por Ina është nisur mbrëmjen e sotme drejt Turqisë për mjekim më të specializuar.

Nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Traumës, 24-vjeçarja doli nga ky spital rreth orës 20:20 dhe u dërgua drejt aeroportit të Rinasit nga një autoambulancë e shoqëruar edhe nga familjarët, nga ku më pas do të udhëtojë drejt Stambollit me një avion special mjekësor. Pritet që gjatë të shtunës efektivja e policisë t'i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale të vështirë në duar, për të rekuperuar dëmtimet e gishtave të shkaktuara nga kapsolla.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036370754241943