INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi gishtat në protestën e djeshme, flet babai i polices: Dhuna është e patolerueshme, nesër mund të...

Humbi gishtat në protestën e djeshme, flet babai i polices: Dhuna është e patolerueshme, nesër mund të...

Publikuar më: 13:05 23-11-2018

Ka folur për herë të parë babai i polices Ina Nuka, e cila humbi dy gishtat e dorës nga protesta e banorëve të Unazës së Re, ditën e djeshme para Parlamentit. Ina Nuka pritet të transportohet për në Turqi për një mjekin të specializuar. Gashi Nuka babai i polices në një intervistë për Report Tv u shpreh se mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në shtetin Turk. Ai shprehet se gjendja e vajzës së tij po përmirësohet, pavarësisht se ka ende dhimbje.

Përsa i përket protestës së djeshme ai shprehet se: 'Dhuna është e patolerueshme. Mesazhi im është që të mos ndodhë më ajo që ndodhi, pasi dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër. Kushdo ka të drejtë për protestë 24 orë non-stop, por pa dhunë.'

24-vjeçarja u plagos dje në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ku banorët e "Astirit" u përplasën me policin. Nga përplasja u lënduan 15 policisë dhe 3 qytetarë, ndërsa 25 persona u shoqëruan nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0035209655761719