INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi gjurmët 10 ditë më parë, gjendet shqiptarja e zhdukur. Ja çfarë e ndihmoi familjen

Humbi gjurmët 10 ditë më parë, gjendet shqiptarja e zhdukur. Ja çfarë e ndihmoi familjen

Publikuar më: 12:23 26-12-2018

Një 31-vjeçare shqiptare, e cila kishte humbur gjurmët që prej 17 dhjetorit, në kufirin greko-shqiptar është gjetur në Metaxourgeo.

Policia greke u vu në lëvizje për gjetjen e shtetases Aurora Mici menjëherë pas denoncimit të familjarëve dhe fatmirësisht u bë i mundur lokalizimi i saj në Athinë.

Në ditën kur u zhduk Mici mbante të veshur një xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha, gjithashtu ka pasur me vete edhe një çantë me ngjyrë të zezë, ndërkohë që ka një shenjë djegie në dorën e djathtë.

Gjurmimin e Aurora Micit e mundësoi një telefonatë e një shtetasi, i cili bënte me dije se ajo ishte duke u endur në Athinë, në zonën Metaxourgeio.

Pasi u gjet Mici iu bashkua familjes, banuese në Pylaia, Selanik.

Article Logic
Execution time: 0.0032589435577393