INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi jetën nga rrufeja, i riu nga Lazarati po kulloste bagëtitë me të atin

Humbi jetën nga rrufeja, i riu nga Lazarati po kulloste bagëtitë me të atin

Publikuar më: 08:11 24-07-2018

Moti i keq me stuhi e shkarkime rrufesh i mori jetën një të riu nga Lazarati që po kulloste bagëtitë. Xhuljano Koçiu ka humbur jetën pasditen e djeshme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në luginën e lumit Drino pranë fshatit Bulo, rreth orës 17:15, teksa i riu ka qenë duke kullotur bagëtitë me të atin. Stuhia e shiut që pushtoi jugun e vendit i gjeti të papërgatitur dhe të pambrojtur atë e bir, por goditja e rrufesë ka qenë fatale për të riun. Ndonëse i ati është përpjekur t’i japë ndihmën e parë e më tej ta sjellin në spital, mjekët nuk kanë arritur të bënin asgjë. Xhuljano ndihmonte të atin që merrej me blektori. Ai ishte fëmija i vogël i familjes prej 6 anëtarësh. “Më datë 23.07.2018, rreth orës 17:15, ka ndërruar jetë shtetasi Xhuljano Koçiu, 22 vjeç, banues në Lazarat, Gjirokastër, pasi dyshohet se e ka goditur rrufeja. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që ky shtetas po kulloste bagëtitë në fushë”, njofton Policia.

Article Logic
Execution time: 0.0040230751037598