INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi jetën pasi refuzoi studentin e infermierisë, ja se çfarë i tha Ariela Murati të ëmës pak minuta para vrasjes

Humbi jetën pasi refuzoi studentin e infermierisë, ja se çfarë i tha Ariela Murati të ëmës pak minuta para vrasjes

Publikuar më: 08:44 22-01-2018

Familja e Ariela Muratit ka hapur dyert e mortit prej ditës së djeshme në fshatin Zharrëz të Fierit.

Mes lotësh dhe pikëllimit miqtë e familjarët kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në shtëpinë e të atit, Petrit Muratit.

Familjarët kanë treguar se lajmin për sulmin e vajzës së tyre e kanë mësuar nga mediat, madje, për ta ka qenë e pabesueshme pasi e ëma kishte folur me Arielën vetëm pak minuta para se të ndodhte ngjarja tragjike.

Ariela i kishte treguar se po shkonte të takonte motrën. Pasi kanë marrë vesh ngjarjen e trishtë, prindrit e vajzës janë nisur me urgjencë drejt Tiranës me shpresën se do ta gjejnin të gjallë. Sipas panorama vetëm kur janë afruar pranë spitalit në Tiranë, dy prindrit e Arielës kanë marrë vesh lajmin e hidhur, se Ariela kishte ndërruar jetë.

Aldison Belulaj është 23-vjeçari që qëlloi për vdekje vajzën, që i kishte kërkuar dorën në shtëpi, por ishte refuzuar prej saj.

Belulaj plagosi rëndë me një plumb në kokë veten dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Article Logic
Execution time: 0.0035808086395264