Është zbuluar identiteti i të riut shqiptar që humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në Itali. Mediet Italiane bëjnë me dije se i riu shqiptar është Kledis Gixhari.
Kledisi humbin jetën, gjatë një aksidenti me motor, së bashku me shokun e tij 20 vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.
Dy të rinjtë kanë qenë me motor, ku për fat të keq kanë humbur drejtimin e mjetit duke u përplasur me kangjellat e një banese. Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur shqiptari Kledis Gixhari, ndërsa shoku i tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka thënë se të dy të rinjtë nuk kanë pasur kaskë mbrojtëse, e cila nëse do të ishte përdorur mund t’i kishte shpëtuar jetën të riut shqiptar.
Kledis Gixhari