Kampionati botëror i futbollit ka arritur në fazën e nxehtë, emocionet janë shtuar edhe më shumë dhe çdo skuadër do donte të kalonte në çerekfinale, por dje kombëtarja e Japonisë nuk ja arriti përballë Belgjikës.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-2 dhe u shoqërua me shumë emocion dhe aksion. Pas eliminimit nga Botërori, futbollisti Keisuke Honda i ka dhënë sot lamtumirën kombëtares.
"E kam mbyllur karrierën me ekipin kombëtar. Por, jam i lumtur sepse kemi shumë të rinj që na ndjekin, dhe mendoj se edhe ata do bëjnë historinë për futbollin japonez. Kjo është Kupa e Botës e fundit për mua. Të jem i sinqertë, doja të kalonim në raundin tjetër por nuk ia arritëm dot. Bëra më të mirën që munda", është shprehur Honda.