INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbi ndjenjat në fushë, mësoni si është gjendja e Fernando Torres [VIDEO]

Humbi ndjenjat në fushë, mësoni si është gjendja e Fernando Torres [VIDEO]

Publikuar më: 23:46 02-03-2017

Sulmuesi i Atletico Madrid, Fernando Torres ka pësuar një lëndim të rëndë në përballjen me Deportivo La Coruna mbrëmjen e sotme. Ai mbeti pa ndjenja në fushë pasi pësoi një goditje në tru, dhe u dërgua menjëherë në spital.
Klubi madrilen ka njoftuar për gjendjen e futbollistit, i cili tashmë është mirë pas lëndimit të rëndë.
“Faleminderit për përkrahjen që po tregoni për Torresin. Është i vetëdijshëm dhe në gjendje stabile. Do të kalojë natën në spital dhe nesër do të ketë teste të reja”, thuhet në njoftimin e fundit të Atletico Madrid.

Article Logic
Execution time: 0.0036718845367432