Eshtë mbyllur me sukses operacioni i Forcave të Armatosura dhe atyre detare të angazhuara në kërkim-shpëtimin e skafistit Adrian Jahaj, i cili u nis me skaf nga Italia për në Shqipëri. Për shkak të kushteve të këqija atmosferike, u ngrit edhe një helikopter Cougar i Forcës Ajrore, në ndihmë të operacionit të kërkim – shpëtimit.
Adrian Jahaj dhe një shtetas tjetër janë shpëtuar disa minuta më parë pasi skafi është lokalizuar pranë Durrësit. Kërkimet zgjatën disa orë kur i ati i skafisit denoncoi zhdukjen e djalit, i cili kërkoi ndihmë teksa i mbaroi karburanti pranë grykëderdhjes së lumit Vjosa. Anija “Oriku” gjeti skafin pranë Gjirit të Durrësit, sipas kordinatave të dhëna nga vetë Jahaj.