Në derbin më të shumëpritur të vitit, Manchester City dhe Liverpool ndanë së bashku një barazim, që i la fansat disi të zhgënjyer.
Një ndeshje mjaft strategjike nga të dyja ekipet, që kishin planifikuar gjithçka deri në detaje dhe vetëm momentet mund të ishin vendimtare në këtë ndeshje.
Një penallti e akorduar nga albitri në minutën e 85’ dhe Mahrez merr përsipër ta ekzekutojë. Ai e dërgon topin sipër rrjete, duke i lënë të gjithë me gojë hapur.
Tashmë në Manchester, të gjithë janë të mërzitur dhe po “ëndërrojnë” se kush tjetër mund ta kishte ekzekutuar këtë penallti në mënyrë perfekte, për t’i dhuruar ekipit fitoren e shumëpritur.