Reperi Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, është mik i ngushtë i Brilant Martinajt, njërit prej tre viktimave të atentatit të djeshëm. Që nga marrja e lajmit të hidhur, Stresi ka bërë disa statuse për Martinajn në rrjetet sociale, ku e konsideron vëlla dhe shpreh pikëllim për humbjen.
Por pak më parë, Stresi ka publikuar një tjetër status, ku tregon se do të anulojë të gjitha koncertet që ka organizuar.
Reperi i kërkon ndjesë bizneseve ku do të performonte dhe deklaron se ka nevojë për qetësi.
Kujtojmë se miku i tij ishte një prej viktimave që u qëlluan me breshëri plumbash. Autorët u larguan në drejtim të paditur, pasi vranë Brilant Martinajn, Besmir Hoxhën dhe Diklen Vatën.