INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbin jetën dy punëtorë nga shembja e skelës së pallatit në Tiranë, reagon Prokuroria

Humbin jetën dy punëtorë nga shembja e skelës së pallatit në Tiranë, reagon Prokuroria

Publikuar më: 16:18 16-08-2019

Pas ngjarjes që ndodhi pak minuta më parë ku si pasojë e shembjes së skelës humbën jetën dy punëtorë, ka reaguar dhe Prokuroria e Tiranës.

Prokuroria urdhëroi ndalimin e inxhinierit teknik dhe administratorit të firmës private e cila kishte detyrë lyerjen e fasadës së pallatit 13 katësh në rrugën "Faik Konica" në kryeqytet.

Dy të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidentit të sotëm.

Ngjarja e rëndë ndodhi sot (në rrugën e Elbasanit. Katër punëtorë u aksidentuan në punë, si pasojë e shembjes së një skelë e vendosur për rikonstruksionin e një pallati.

Policia thotë se viktimat janë identifikuar si O. K.,36 vjeç dhe E. B.,31 vjeç. Ndërsa dy punëtorë e plagosur janë  Genti Bardhi 44 vjeç dhe Euglidios Lika 34 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës. 

Article Logic
Execution time: 0.0031459331512451