Ish velina e “Xing me Ermalin”, Belinda Dragoti është mjaft aktive në instagram dhe shpesh herë e shohim teksa ndan me fansat foto dhe video të ndryshme ku shfaqet gjithmonë joshëse.
Ajo ka vendosur t’ju kushtojë kohë fansave të cilët kanë dashur të dinë më shumë detaje rreth jetës së saj private, por edhe profesionale.
Shumë e kanë pyetur se si ja del të jetë në formë perfekte dhe nëse ka bërë ndonjë ndërhyrje.
Belinda ka treguar sekretin e të qënit në formë, ndërsa thotë se nuk ka asnjë ndërhyrje.
Një prej fansave më pas i ka thënë asaj se femrat e bukura si ajo, me trup perfekt, shpesh herë e shpërdorojnë veten me ndonjë mashkull 200 kg.
Por Belinda ka reaguar menjëherë duke postuar një foto me partnerin, një brun shumë tërheqës me një super trup, të cilit nuk i ka zbuluar fytyrën.
Krahas fotos ajo i është përgjigjur personit që i ka dërguar mesazhin duke shkruar: “Po po fiks ke ngatërruar shoqe zemra”
Ajo nuk e ka bërë publike as identitetin dhe as portretin e tij, por ka treguar se ai është po aq në formë sa ajo dhe ashtu siç pretendonte ndjekësja.