INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Humbja e gazetarit Baxhaku bën ‘’bashkë’’ politikën! Fjalët e ndjera për të…

Humbja e gazetarit Baxhaku bën ‘’bashkë’’ politikën! Fjalët e ndjera për të…

Publikuar më: 18:41 16-08-2019

Vdekja e gazetarit, pedagogut, shkrimtarit Fatos Baxhaku ishte një humbje, e cila në ditën e sotme ka mbledhur shumë personazhe publikë për të thënë fjalën e tyre.

Ikja e tij gjithashtu ka prekur edhe dy liderët e partive kryesore në vend. I pari ishte kryeministri Rama që e ka vlerësuar Baxhakun si një prej gazetarëve të sojit më të mirë:

‘’E pabesueshme, por fatkeqësisht jeta është edhe kjo, pa u zbutur një fije pikëllimi për Gjergj Xhuvanin, një tjetër mik i kohëve të vjetra, Fatos Baxhaku, njeri i mirë i librave e i gazetarisë së sojit më të mirë, që jetoi me një kuriozitet fëminor për natyrën njerëzore dhe me një dashuri pa zhurmë për brendinë e këtij vendi, sot e humbi betejën me sëmundjen cfilitëse...
Lamtumirë Baxhak!’’

Ndërkohë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vlerësuar tek Baxhaku inovacioni që ky i fundit ka sjellë në kulturën e gazetarisë shqiptare:

“Mësova i tronditur për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit, publicistit dhe historianit Fatos Baxhaku.
Një ikonë e gazetarisë së re të Shqipërisë, asaj që lindi si tribunë e fjalës së lirë, bashkë me demokracinë në vitin 1991, Fatos Baxhakut si shumë pionierëve të tjerë të fushës, iu desh të përshkonin të parët shtegun e pashkelur të profesionit dhe etikën e profesionit në të njëjtën kohë. Ai ishte për shumë vjet edhe gazetar, edhe profesor i gazetarisë, edhe polemist e replikues, edhe sindikalist i gazetarëve, edhe mbrojtësin e të drejtave të njeriut.

Fatos Baxhaku i përket asaj plejade gazetarësh që kontribuan më së shumti që të mos e linin gazetarinë të humbte thelbin e vet e të bëhej nga mbrojtëse e interesit publik, në zgjatim të interesave okulte. Në këtë fushë Baxhaku spikati në mësimdhënien e gazetarisë, por edhe si një shembull integriteti profesional dhe pavarësie.

Pionier i reportazhit e dokumentarit televiziv, gazetaria shqiptare është me fat që pati për thuajse 30 vjet shërbimet e Fatos Baxhakut. Fatkeqësisht ato nuk do t’i ketë më, por do të shfrytëzojë si thesar trashëgiminë e tij.

Në këto momente të vështira i gjendem pranë familjes, në humbjen e pangushëllueshme të njeriut të tyre më të dashur. U prehtë në paqe!”

Article Logic
Execution time: 0.004133939743042