Ndeshja e zhvilluar ditën e djeshme mes Gjermanisë dhe Meksikës, e cila përfundoi me fitoren e latinëve, me rezultatin e ngushtë 0-1 ka zhgënjyer shumë fansa të "Panzerave", duke marrë parasysh se ishte ndeshja e parë e tyre në kompeticionin "Rusi 2018".
Ndonëse shumë fansa mund të jenë zhgënjyer, aktori Florian Binaj ka vendosur ta kalojë situatën në mënyrë komike duke bërë një postim në Instagram, i cili ironizon situatën e bavarezëve.
Në foton e postuar, Meksika simbolizohet nga dy qenë Doberman, ndërsa Gjermania duket të fshihet pas murit e identifikuar me një mace situatë tipike kjo në botën e kafshëve.
Me siguri po qeshni! Në botën e futbollit gjithçka mund të ndodhë.../intv.al/