IN SPORT
Humbja e Shqipërisë dhe Kosovës, ja si e komentojnë mediat serbe [FOTO]

Humbja e Shqipërisë dhe Kosovës, ja si e komentojnë mediat serbe [FOTO]

Publikuar më: 12:07 25-03-2017

Humbja e Shqipërisë dhe e Kosovës në fushën e blertë mbrëmjen e djeshme ka nxitur komentet e shumta nga ana e mediave serbe. Madje, më së shumti ata janë përqëndruar tek incidentet që ndodhën, që shkaktUan ndërprerjen e ndeshjes me Italinë.

“Kurir” shkruan për ndeshjen e Shqipërisë: “Shqiptarët ranë në Itali”, ndërsa sa i përket incidentit e kanë komentuar me titullin”: “Huliganët shqiptarë krijojnë kaos”.

Nga ana tjetër, gazeta “Blic” shkruan “Gëzohen italianët”. 

Gazzetta dello Sport pasi pasqyron incidentet flet për mundësitë që Shqipëria të ndëshkohet për to.

“Rrezikon nga një gjobë e majme, e deri tek mundësia e zhvillimit të ndeshjeve pa tifozë”, shkruan ajo.

Edhe në Spanjë, veç rezultatit, mediat janë ndaluar edhe tek trazirat. “As” e bën më tragjike kur shkruan: “Italia fiton mes kaosit”, ndërsa “Marca” shkruan thjesht: “Flakadanët ndërpresin ndeshjen Itali-Shqipëri”.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.00229811668396