Ditë zie për artin shqiptar pasi është ndarë nga jeta një ndër aktorët më të njohur të humorit. Bëhet fjalë për parodistin nga Vlora, Muhamet Liko. Aktori i madh i humorit u nda nga jeta në moshën 65 vjeçare. Mësohet se Liko vuante prej kohësh nga s’munda e zemrës dhe së fundmi është kuruar në Itali. Ai numëron shumë role gjatë karrierës së tij 41-vjeçare.
Lika mban shumë tituj dhe çmime ndërsa së fundmi është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin "Mjeshtër i madh".
Katër paraodistët Afrim Agalliu, Agron Hamo, Mane Lumani dhe Muhamet Liko u shfaqën së bashku për herë të fundit vetëm disa ditë më parë në skënën e teatrit "Petro Marko” në Vlorë. Liko duartrokiti parodistët e rinj të estradës së re në Vlorë dhe më pas u nis për kontrollin në Itali por nuk ia doli dot.
I shprehim ngushëllimet e sinqerta familjes së Muhamet Likos.