Kombëtarja shqiptare është mposhtur nga Spanja me rezultat të pastër 2:0, pas dy ndeshjeve të para të fituara në Grupin G.
Ashtu siç erdhën gjerat kjo fitore për spanjollët erdhi më shumë jo për meritë të tyre por për gafat që dimë të bëjmë vetëm ne.
Spanja ishte dominuese gjatë tërë takimit, por falë mbrojtjes së ngjeshur të Shqipërisë nuk arriti të shënonte më shumë se sa dy gola.
Golat për spanjollët në këtë takim i realizuan Diego Costa dhe Nolito.
Ashtu siç i dhuruan fitoren Zvicrës në ndeshjen e parë në grup në kampionatin evropian edhe ndaj Spanjës ishte përsëri Berisha që bën një gabim amator duke pasur për lojtarin spanjoll. Kjo humbje pritej nga të gjithë por mënyrë sesi erdhi ishte shumë e dhimbshme.
Në minutën e 55’ të ndeshjes përsëri ka qenë një gafë e Berishës që i ka dhuruar topin me një pasim për një nga lojtarët spanjoll që kapin në kundërsulm mbrojtjen tonë dhe shënojnë. Nuk do të kalonin shumë minuta dhe spanjollët do të gjenin golin e dytë.
Pas një aksioni në stilin tika-taka Spanja ka shënuar golin e dytë që ka për autor sulmuesin Nolito që sapo u fut në fushë. Ky gol i dytë erdhi në minutën e 63’.
Në pjesën e dytë lojtarët tanë nuk ndërtuan asnjë aksion por vetëm kanë qëndruar të tërhequr duke pritur sulmin e spanjollëve. Po ashtu mungoi loja kreative dhe organizmi ne mesfushë.
Pjesa e parë në “Loro Boriçi” me rezultatin e bardhë 0-0. Ky rezultat flet për një lojë të mirë nga ana e lojtarëve tanë që kanë bërë disa kapriço në mbrojtje duke lënë pozicionet.
Por në tërësinë e saj kjo pjesë loje ishte mirë për kombëtaren tonë që e ka bërë mirë rolin e autobusit me vendosje të mirë në prapavijë dhe duke mos i lënë hapësira sulmuese spanjoll. Spanja pati 3 raste të pastra për shënim pro për fatin tonë janë neutralizuar nga Berisha.
Nga ana tjetër Shqipëria ka dal në disa raste sporadike në sulm por nuk ka shfaqur ndo një rrezikshmëri.
Pas kësaj ndeshje Shqiëria renditet në vendin e tretë më 6 pikë po as sa Izraeli.