IN SPORT
Humor Kinez: Zbuloni si e mashtruan kinezët Milanin, fundosja përfundimtare

Humor Kinez: Zbuloni si e mashtruan kinezët Milanin, fundosja përfundimtare

Publikuar më: 09:03 23-09-2016

Thuhej se u zgjidhën të gjitha formalitetet, përfshirë çështjet ligjore, drejtimi i skuadrës, dhe investimet që do të bëhen, me të kaluar Milanin në duart e investitorëve kinezë.

Por, sot mediet italiane kanë raportuar se të ashtuquajturit ‘investitorë kinez’, kanë paraqitur garanci të rreme bankare, dhe kjo ka bllokuar kalimin e Milanit në duart e tyre.

Dokumenti që ata i kanë paraqitur Silvio Berlusconit, thuhet të ishte i falsifikuar, dhe se asnjë bankë nuk ka lëshuar asnjë letër që siguron garanci për atë grup, shkruan portali Lajmi.net.

E gjithë kjo shtyn në dështimin e shitjes së Milanit, i cili duket që edhe këtë sezon do të përballet me probleme të mëdha si financiare, ashtu edhe të suksesit në fushë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031099319458008