INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hungari, një kandidat 'pulë' në zgjedhje, më seriozi në histori

Hungari, një kandidat 'pulë' në zgjedhje, më seriozi në histori

Publikuar më: 09:11 13-03-2018

Jemi mësuar të dëgjojmë platforma politike apo edhe kandidatë me ide e orientime të ndryshme.

Por Jozsef Racs është kandidati më i çuditshëm.

Ai ka zgjedhur të kandidojë i veshur si një pulë në zgjedhjet e përgjthshme të prillit në Hungari.

“Përse e bëj këtë? Unë mendoj se njerëzit në Hungari e kanë humbur besimin te politikanët njerëz, ndaj është e arsyeshme që t’ia japin besimin një pule apo një qeni”, thotë ai.

Partia e kandidatit të pavarur quhet “Partia e qenit me dy bishta” dhe është themeluar në vitin 2006.

“Ne jemi partia më serioze në historinë e politikës hungareze”, thotë kandidati “pulë”.

Article Logic
Execution time: 0.0042459964752197