Prej ditësh po përflitet në median rozë se moderatorja e njohur e sportit, Hygerta Sako do të jetë një ndër konkurrentet e “Big Brother VIP”. Së fundmi, ajo ka postuar një foto nga pushimet, ku vihet re komenti i Fationit, pjesëmarrësit në “Big Brother 7”.
“Gati për B.B Vip?”, e pyet ai,
Moderatorja ka vendosur që të reagojë në lidhje me këtë lajm dhe me humor i ka shkruar:
“Mjafton një përfaqësues i fisit, dy bëhen tepër o kusho”, duke hedhur poshtë të gjitha zërat dhe lënë të kuptohet se ajo nuk do të jetë pjesë e këtij “reality show”.
Ndërkohë një emër tjetër i komentuar ka qenë edhe Elvisi i Përputhen.
Teksa ka realizuar një bisedë me ndjekësit në rrjete sociale, Elvisi i ka dhënë fund kësaj enigme. Ai ka treguar se nuk do jetë pjesë e Përputhen, pasi nuk i plotëson kriteret e televizionit.
“Jo. Nuk i plotësoj kriteret e televizionit unë. Mesa duket”, është përgjigjur Loco.