16 sirianë kanë mundur të hyjnë në vendin tonë. Ata kanë mundur të nisen nga Greqia dhe kanë mundur të hyjnë deri në Vërnik të Devollit, por më pas janë kapur nga punonjësit e policisë.
Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Korçë njofton se kanë qënë 4 meshkuj, 3 gra dhe 9 fëmijë, mes tyre edhe një foshnje.
Sipas Drejtorisë të Kufirit sirianët e ndaluar donin të vazhdonin udhëtimin drejt Serbisë.