Një banesë është tentuar të grabitet me dhunë në Shkodër. Policia ka arritur ti arrestojë të dyshuarit si dy autorë të grabitjes.
"Sebashku me një të tretë kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime" thuhet në njoftimin e policisë.
Të arrestuarit janë Pllumb Kolbuçaj 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, Abdullah Hardhiçaj, 53 vjeç, banues në lagjen “Ahmet Haxhija”, Shkodër.
Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë, i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër. Shtetasve të lartpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri, të cilat u sekuatruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.