Futbollisti i kombëtares shqiptare realizoi një gol alla Messi pas një aksioni në versionin Barcelona, për ti dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij San Jose Earthquakes në Major League Soccer.
Hyka i ka dhënë fitoren skuadrës së tij ndaj Dallasit duke shënuar një super gol në minutën e 81.
Një lëvizje e bukur e mesfushorit, që ia kalon topin mbi kokë mbrojtësit kundërshtar dhe me një diagonale realizon golin e vetëm të ndeshjes duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij.
Ky ishte goli i tretë i Hykës me Jan Jose Erarthquake dhe dy prej tyre ia ka shënuar pikërisht Dallasit.
Pas supergolit Hyka ka festuar duke bërë shqiponjën me duar dhe duke bërë kurioz shokun e tij të skuadrës, i cili të tentojë të bëjë shqiponjën por duket që e ka të vështirë për ta bërë.