INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hyn në fuqi armëpushimi mes forcave të regjimit dhe rebelëve

Hyn në fuqi armëpushimi mes forcave të regjimit dhe rebelëve

Publikuar më: 13:40 27-02-2016

Një plan i ri armëpushimi për Sirinë i hartuar nga SHBA-ja dhe Rusia, ka kaluar me votim unanim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. OKB i ka bërë thirrje të gjitha palëve, pjesë e luftës civile në Siri, ta respektojnë këtë pakt paqeje. Qeveria siriane por edhe kryengritësit janë zotuar se do ta respektojnë nisjen zyrtare të armëpushimit dhe do të veprojnë në përputhshmëri me pikat e kësaj marrëveshjeje.

Megjithatë, zëra nga OKB- në Siri, janë të bindur se ky është një proces i vështirë për vendin e përfshirë prej kohësh nga konfliktet. Ata madje janë të sigurt se do të ketë tentativa të vazhdueshme për ta penguar këtë proces. Në qoftëse armëpushimi respektohet dhe qasja në krizën humanitare të Sirisë mbetet e hapur, atëherë bisedimet e paqes, do të rifillojnë në 7 Mars.

Ky është armëpushimi i parë pas pesë viteve luftë në Siri, që ka shkaktuar vdekjen e 270 mijë personave dhe shpërnguljen e miliona të tjerëve.

Article Logic
Execution time: 0.0033888816833496