Në këto ditë izolimi dhe pa makina, shumë qytetarë kanë shfrytëzuar kohën e mirë dhe kanë dalë shëtitje nga Liqeni.
Në këtë mënyrë ata ishin në kundërshtim me udhëzimet e autoriteteve, që këshillojnë qendrimin në shtëpi dhe shmangien e grumbullimeve.
Për këtë arsye, kryeministri Rama dhe urdhër që të mbyllen të gjitha hyrjet për tek liqeni i Tiranës.
Urdhëri është vënë menjëherë në zbatim, Policia Bashkiake, ajo rrugore dhe ushtarake, kanë vendosur postblloqe në të gjitha hyrje-daljet e Liqenit Artificial.
Kujtojmë se deri ditën e dielë makinat personale ndalohet të qarkullojnë dhe ata që thyejnë këtë rregull gjobiten ose u hiqet patenta.
Në vendin tonë raportohet për 38 raste të prekur nga Koronavirusi.