INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Hyn sot në fuqi regjimi i “burgut të egër”, ja sa të dënuar do të izolohen

Hyn sot në fuqi regjimi i “burgut të egër”, ja sa të dënuar do të izolohen

Publikuar më: 09:23 30-01-2019

Sikurse u paralajmërua edhe ditën e djeshme sot nis të aplikohet regjimi i posaçëm i izolimit ’41-bis’, në kuadër të masave për goditjen e veprimit dhe të depërtimit të krimit në burgje.

Pr/ligji në fjalë i kopjuar nga sistemi italin i mbarëvajtjes së dënimit, është quajtur si regjimi “41-BIS” dhe nënkupton vendosjen e themeleve për sigurinë në burgje.

Ky ligj që u votua në seancat e fundvitit në Parlament do të hyjë nga sot në fuqi dhe do të jenë plot 270 të burgosur në të gjithë vendin që do të “izolohen” sipas regjimit të burgut të egër.

Ligji është i hartuar posaçërisht për mënyrën e trajtimit dhe të drejtat që do të kenë ata që kryejnë dënimin në burgjet e sigurisë së lartë.

Masat e rrepta që parashikon pr/ligji përfshijnë edhe reduktimin e qëndrimit në ajrim në mjedise të hapura, por jo më pak se 1 orë në ditë. Ndërkohë takimi i të burgosurve me familjarët do të bëhet vetëm 1 herë në muaj dhe nën mbikëqyrje të rreptë, që do t’i nënshtrohen regjistrimit audio dhe video.

Çfarë është modeli italian “41-BIS”?

Sistemi “41-bis” u aplikua për herë të parë në Itali në vitin 1992, si një nevojë dhe domosdoshmëri për të ndaluar komunikimin e të burgosurve të rrezikshëm me njerëz të jashtëm, për të mos vijuar drejtimin e organizatave mafioze. Kjo masë u prezantua në vitin 1992, kohë kur humbën jetën Giavoni Falcone dhe Paolo Boerselino, si mburojë specifike për anëtarët e grupit mafioz Cosa Nostra dhe grupe të tjera të ngjashme me të.

Thelbi i regjimit “41-bis” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz të jashtëm. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kishin komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që bosët të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që ishin të burgosur.

Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikt, ku saktësohet sipas ligjit Italian, maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar.

Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar. Të burgosurit i ndalohet çdo objekt personal në qeli, si stilolaps, blloqe apo lekë. Në rast sëmundje, të sëmurët transferohen në reparte spitalore sipas dispozitave të “41-bis”.

Po ashtu ka një limit për kohën e qëndrimit jashtë që nuk mund të jetë më shumë se dy orë në ditë, dhe në grupe jo më shumë se 4 vetë. Të burgosurit janë aq të vëzhguar sa është e pamundur të komunikojnë mes të dënuarve, të gatuajnë, të shkëmbejnë objekte, dhe janë grupe sociale të ndryshme të dënuarish.

Article Logic
Execution time: 0.003713846206665