Një 35-vjeçar ka tentuar të futet dhunshëm në shtëpinë e Kylie Jenner me pretendimin për t’i shprehur dashurinë blogurës.
Ai e njihte shtëpinë me detajet e sigurisë pasi kjo ishte hera e dytë që po tentonte të bënte këtë gjë. Herën e parë kur iu kërkua të largohej ai ishte bashkëpunues.
Këtë herë u tha se ai nuk pranoi të largohej derisa të ketë një shans për të parë Kylie ballë për ballë gjë që çoi në arrestimin e tij.
Megjithëse, Kylie nuk ishte në shtëpi në kohën e incidentit, burri bëri një luftë për të parë Jenner, 23 vjeç.
Ekipi i saj i sigurisë e ndaloi atë derisa erdhi policia, e cila më pas e arrestoi.
Ndryshe kjo nuk është hera e parë që ylli televiziv është përballur me ngjarje të tilla.
Në muajin mars, një shkelës u gjet duke notuar lakuriq në pishinën e modeles përpara se të nisej për në shtëpinë e Kylie në Hidden Hills, pas vetëm gjashtë orësh në burg.